Flash News

Ditari i Maxhorancës

Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni

Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra

Teksa mijëra qytetarë prej dy javësh po protestojnë në sheshe për korrupsionin, varfërinë, emigrimin dhe skandalet që kanë tronditur qeverinë, shqetësimi kryesor i kryeministrit Edi Rama duket se është një tjetër: sezoni turistik.

Gjatë podcastit “Flasim”, Rama deklaroi se ka marrë ankesa dhe mesazhe nga operatorë turistikë, të cilët sipas tij raportojnë anulime rezervimesh nga turistët e huaj për shkak të situatës së krijuar nga protestat.

“Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi. Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo”, tha Rama.

Të fundit