Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta jep goditjen e parë për Ramën: Deputetja braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

Protesta jep goditjen e parë për Ramën: Deputetja braktis

Ndërkohë që protesta masive kundër qeverisë vijon prej 15 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit të tij, një zhvillim i papritur ka ardhur nga brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neo Malësorja”, ka bërë të ditur se nga sot do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur, duke u distancuar nga grupi parlamentar i PS-së.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ajo shkruan se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë dhe mbeten të pandryshuara, pavarësisht angazhimit politik. Sipas saj, këto parime i përcaktojnë edhe kufijtë e bashkëpunimit të saj politik.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar ajo.

 

Të fundit