Flash News

E-TJERA

Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama

Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni

Protestat kundër qeverisë Rama po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Media publike gjermane ZDF i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Shqipëri, duke raportuar për mobilizimin e mijëra qytetarëve në Tiranë dhe kundërshtimin e tyre ndaj një investimi që lidhet me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas ZDF, protestat po intensifikohen dita-ditës, ndërsa qytetarët akuzojnë qeverinë se po favorizon interesa private në një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore në bregdetin e Adriatikut. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar përfshirjen e qeverisë në marrëveshje, duke këmbëngulur se projekti është një nismë private dhe se do të vijojë pavarësisht kundërshtimeve.

Artikulli i ZDFheute:

Protestat në Shqipëri përshkallëzohen, mijëra qytetarë në Tiranë kundër projektit në bregdetin e Adriatikut

Në Shqipëri po vijon rritja e protestave. Edhe të shtunën, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar ndërtimi në bregdetin e Adriatikut. Pothuajse çdo ditë, dhjetëra qytetarë protestojnë para selisë së Kryeministrisë.


Projekti ndaj të cilit drejtohen protestat përfshin edhe një kompani të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po i hap një segment të ndjeshëm ekologjik të vijës bregdetare investitorëve. Nga ana e tij, kryeministri Rama e ka cilësuar projektin si një marrëveshje private mes palëve private, duke theksuar se qeveria shqiptare “nuk ka asnjë lidhje” me të. Megjithatë, ai ka deklaruar se projekti do të vijojë, duke i hedhur poshtë kundërshtimet.

Sipas tij, deri më tani nuk është nisur ende asnjë procedurë formale për vlerësimin e ndikimit në mjedis, deklaratë që e bëri në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare kundër korrupsionit kanë nisur hetime dhe kanë kërkuar deri tani 20 urdhër-arreste. Disa prej tyre dyshohet se lidhen me një projekt ndërtimi në rrethin e një zhvillimi të lidhur me Donald Trump.

Të fundit