Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-ministri i PS thirrje Ramës: Koha të largohesh, nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë

Ish-ministri i PS thirrje Ramës: Koha të largohesh, nuk bën dot

Ish-ministri i Financave,  ka komentuar protestat e fundit në vend ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në A2 CNN,Malaj tha se vendimi për të qëndruar apo për t’u larguar i takon vetë kryeministrit, por theksoi se këmbëngulja për të vijuar në detyrë po e çon qeverisjen drejt një modeli gjithnjë e më autoritar. Sipas tij, një qasje e tillë i afrohet rrezikut të praktikave “neodiktatoriale”.

Ai shtoi më tej se, sipas tij, historia tregon se udhëheqësit që qëndrojnë gjatë në pushtet nuk kanë përfunduar mirë dhe se kryeministri duhet të tërhiqet nga drejtimi i vendit.

“Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”, tha Malaj. 

Malaj deklaroi gjithashtu se situata aktuale politike po thellon përçarjet sociale dhe tensionet mes grupeve të ndryshme në shoqëri, duke theksuar se kjo klimë nuk i shërben zhvillimit të vendit.

Të fundit