Flash News

E-TJERA

Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë

Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në mënyrë ballore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 4 persona mbetën të lënduar dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin e Pogradecit për trajtim mjekësor.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, njëra prej të plagosurve nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Viktima është një grua, ndërsa identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Të fundit