Flash News

E-TJERA

Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer

Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i

Një episod i pazakontë është shënuar gjatë ditës së 15-të të protestës në Tiranë, ku disa pjesëmarrës kanë ngritur shqetësime për praninë e personave të paidentifikuar në tarracat e disa godinave shtetërore.

Sipas protestuesve, personat në fjalë janë parë duke filmuar dhe fotografuar turmën nga lartësi të ndryshme, ndërsa pretendohet se disa prej tyre mbanin edhe maska në fytyrë.

Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë se disa qytetarë kanë përdorur drita lazer drejt tarracave, në përpjekje për të evidentuar pozicionin e personave dhe pajisjeve që ata mbanin.

Ngjarja ka ngjallur diskutime mes pjesëmarrësve në tubim, ndërsa protesta ka vijuar pa incidente, me qytetarët që kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i së dielës shënon ditën e 15-të radhazi të protestave, të cilat deri më tani janë zhvilluar në mënyrë paqësore në qendër të kryeqytetit.

Të fundit