Flash News

Ditari i Opozitës

"E kam nga burime të sigurta", Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Ballukut në një shtet tjetër

"E kam nga burime të sigurta", Berisha: Rama po përgatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK.

Berisha pretendoi se ka marrë informacione nga burime që i cilësoi si të besueshme, sipas të cilave Rama po përgatit largimin e Ballukut drejt një shteti tjetër nga frika e zhvillimeve të mundshme hetimore.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat u shpreh se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë dhe se, sipas tij, zyrtarët që kanë kryer shkelje do të duhet të japin llogari para ligjit.

Sali Berisha: Tani prirja ime është të shoh para. Të shoh para sepse një kapitull i jetës time u mbyll me një betejë të imponuar, por në një betejë në të cilën unë ndoqa me vendosmëri rrugën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.
Jo vetëm times, por të gjithë atyre që më kishin votuar dhe më kishin besuar.
Mendoj se pyetjen Edi Ramës, a do e kalosh apo jo Atlantikun, në një kohë kur ai ... e keni marrë vesh, po i përgatit Lubisë arratisjen.
Po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara.
Janë burime të mirëinformuara!

Pse po e përgatit? Çfarë po ndodh?

Sali Berisha: Sepse mendon se mos po i sjellin ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër.
Po ky është vetëm një informim, e kam nga burime të besueshme. E them këtu, po ua them këtu, nga burime të besueshme.
Nuk them dot 100% e vërteta se... po por burime që në të vërtetë janë burime të besueshme, janë serioze.
A po e përgatit dhe për vete ai këtë? Ju garantoj që edhe mbrapa diellit po të shkojë, do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer.

Të fundit