Flash News

E-TJERA

I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari

I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në

Autoritetet belge kanë arrestuar Gerd Gjinararin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjinarari është dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Tiranën e viteve 1990.

Krimi ndodhi në vitin 1997 në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Sipas hetimeve, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Për këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij në Belgjikë pritet të hapë procedurat e ekstradimit.

Të fundit