Flash News

SPORT

Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë

Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër

Suedia e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin 2026 duke mposhtur bindshëm 5-1 Tunizinë në ndeshjen e Grupit F.

Mëngjesin e kësaj të hëne me orën shqiptare, ekipi i Graham Potter dominoi sfidën dhe me tri pikë merr kreun e klasifikimit.

Nordikët kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë. Duhej një gol i Yasin Ayarit, tunizianit që mbron ngjyrat e Suedisë për të zhbllokuar sfidën, me mesfushorin që nuk festoi.

Në minutën e 30-të Alexander Isak shënoi golin e qetësisë për Suedinë, por në fundin e pjesës së parë Tunizia shkurtoi me Rekik për rezultatin 2-1.

Fraksioni i dytë i lojës solli tre gola të tjerë për Suedinë. Gyokeres, Svenberg dhe sërish Ayari i dhanë fitoren 5-1 evropianëve.

Të fundit