Flash News

SPORT

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar thuhet se ka vendosur të fokusohet plotësisht te karriera në nivel klubesh pas turneut që po zhvillohet në Amerikën e Veriut. Van Dijk po e udhëheq ekipin si kapiten në këtë Botëror, ku 'Tulipanët' synojnë një paraqitje të suksesshme në garën më prestigjioze të futbollit.

Sipas raportit të publikuar nga 'Soccer News', vendimi i mbrojtësit pritet të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të turneut. Ndërkohë, e ardhmja e tij në nivel klubesh mbetet ende e paqartë.

Kontrata e van Dijk me Liverpoolin skadon pas 12 muajsh dhe mbrojtësi pritet ta respektojë marrëveshjen aktuale deri në fund.

Të fundit