Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas raportimeve aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit