Flash News

E-TJERA

Miratohet drafti për amnistinë, Manja 'i shtrin dorën' opozitës, ionizon Gjoni: E kuptojmë që iu ka ikur një deputet...

Miratohet drafti për amnistinë, Manja 'i shtrin dorën'

Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancë plenare. Megjithatë, mbledhja është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me përmbajtjen e draftit dhe shtrirjen e përfituesve.

Gjatë diskutimeve, ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kërkoi mbështetje sa më të gjerë për miratimin e amnistisë në Kuvend, duke ftuar edhe deputetët e opozitës të votojnë pro nismës.

Nga ana tjetër, deputeti Arjan Ndoji deklaroi se do ta mbështesë draftin, por theksoi se sipas tij amnistia nuk është aq gjithëpërfshirëse sa duhet .

Debati mori edhe nota ironike kur deputeti Gjin Gjoni iu drejtua Manjës duke thënë se mazhoranca po kërkon vota shtesë pas largimit të deputetes së Shkodrës nga grupi parlamentar.

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Kundër s’ka, abstenim s’ka, miratohet. Në datë 18 ftoj dhe opozitën të kalojë me 140 vota, edhe pse 84 duhen.

Arjan Ndoji: Unë do ta jap votën time pro edhe atje, por do t’i them të gjitha që ta dëgjojnë edhe ata që janë juristë, edhe ata që përfitojnë, ta dinë që amnistinë e keni ju si iniciativë, por nuk po e bëni të plotë. Ne jemi që ta shtrijmë edhe më gjerë.

Ulsi Manja: Atje do flasin të gjithë për amnistinë, është moment kur flasin të gjithë deputetët. Thuaji të gjitha, por e rëndësishme është që të bashkosh votën me ne.

Gjin Gjoni: Unë e kuptoj që ju ka ikur një deputet dhe doni vota.

Ulsi Manja: Po, po.

Të fundit