Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla u shpjegon pensionistëve 'aritmetikën' e investimit në Zvërnec: Nga 4 miliardë euro bëhen 12 miliardë

Balla u shpjegon pensionistëve 'aritmetikën' e investimit

Deputeti socialist Taulant Balla ka dalë në terren për t’u dhënë pensionistëve një leksion të posaçëm mbi “mrekullinë ekonomike” që, sipas tij, pritet të sjellë investimi i Jared Kushner në Zvërnec.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Balla u shpjegon të pranishmëve se investimi i paralajmëruar prej 4 miliardë eurosh nuk duhet parë si shifër fikse, por si një proces ekonomik që shumëfishohet vetë sapo hyn në qarkullim.

Dhe sipas formulës së re ekonomike të prezantuar prej tij, shifrat e parave që do të përfitojmë do të shumëfishohen me shpejtësi. Ato shumëzohen, shumohen, riprodhohen dhe qarkullojnë aq shumë sa në fund pensionistët mund të dalin fituesit më të mëdhenj të resortit luksoz.

Në këtë ‘leksion’ për pensionistët, efekti shumëfishues shkon deri te llogaritjet e TVSH-së, ku sipas Ballës, vetëm 20% mbi investimin sjell qindra milionë euro në buxhetin e shtetit, duke hapur më pas rrugë edhe për rritje të fondeve për pensionet.

“Kur investohen 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi nuk është 4, është 8, është 12, sepse fillon qarkullimi. Do marri tullën, do marrë tjergullën, do marri çimenton, do marri pemët që do mbjelli se do mbillen pemë të tjera. Ato quhen qarkullim dhe nuk janë më 4 miliardë dhe nëse ata thonë se do investojnë 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi është më e madhe. Që do të thotë, po ta bëj një llogari të trashë.

Vetëm TVSH 20% nga 4 miliardë, është 800 milionë, që shkojnë në buxhet të shtetit. Po nëse marrim 800 milionë më shumë në buxhet të shtetit, natyrshëm nuk do kemi më 250 milionë euro për pensionet por do kemi 500 milionë. Çohen ca tashi e thonë, jo nuk dua unë. Po kush je ti?”, thotë Balla në video.

Të fundit