Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin

Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar me një ton moralizues ndaj vendimit të deputetes Marjana Koçeku për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për t’u pozicionuar si e pavarur.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu e ka cilësuar lëvizjen si një çështje besimi dhe morali politik, duke i kërkuar Koçekut që të heqë dorë nga mandati i fituar, pasi sipas tij, dorëzimi i mandatit do ta “fisnikëronte” deputeten. 

"Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale. Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku", shkruan Ndreu.

Përpos çarjes së krijuar brenda socialistëve, Ndreu e minimizon me argumentin se akti i Koçekut, nuk përbën dramë për Partinë Socialiste.

"Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS. Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën", shkruan Ndreu.

Të fundit