Flash News

E-TJERA

I riu humb jetën gjatë lundrimit me motor uji në Liqenin e Ulzës

I riu humb jetën gjatë lundrimit me motor uji në Liqenin e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Liqenin e Ulzës, ku një i ri ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, me origjinë nga Laçi, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues, i cili është përmbysur gjatë lëvizjes në liqen. Si pasojë, ai ka mbetur i bllokuar poshtë motorit të ujit dhe nuk ka mundur të dalë në kohë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Të fundit