Flash News

KRYESORE

Në ditën historike të BE-së, Shqipëria ‘injorohet’ nga Marta Kos

Në ditën historike të BE-së, Shqipëria

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka deklaruar se sot është një “Mega Monday” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke njoftuar hapa konkretë për disa vende kandidate, ndërsa Shqipëria nuk është përmendur në deklaratën e saj.

Kos tha se Ukraina dhe Moldavia do të hedhin hapin më të madh që nga marrja e statusit kandidat në vitin 2023, me hapjen e Klasterit 1, pasi kanë përmbushur detyrimet e kërkuara. Ndërkohë, për Malin e Zi u bë e ditur se pritet mbyllja e dy kapitujve të tjerë, duke e çuar në 16 kapituj të mbyllur në total, rreth gjysma e procesit të anëtarësimit.

"Sot do të jetë vërtet një ditë e madhe, një “Mega Monday”, për procesin e zgjerimit. Së pari, Ukraina dhe Moldavia do të hedhin hapin më të madh që nga marrja e statusit të vendit kandidat në vitin 2023. Më në fund do të mund të hapim Klasterin 1 për të dy vendet. Pse? Sepse ato kanë përmbushur detyrimet e tyre dhe ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë pjesën tonë.

Së dyti, do të mbyllim dy kapituj të tjerë për Malin e Zi. Në total, kjo do ta çojë numrin në 16 kapituj të mbyllur, afërsisht gjysma e asaj që duhet të përfundojë", deklaroi Kos.

Sipas saj, nëse vendet japin rezultate, edhe BE duhet të ecë përpara me hapa konkretë. "Nëse ata japin rezultate, duhet të japim rezultate edhe ne. Prandaj pres që në korrik të hapim edhe pesë klasterët e mbetur", deklaroi Kos për mediat.

Në një ditë kaq historike për BE-në, sa e thekson Marta Kos, shmangia e Shqipërisë në listën e vendeve të avancuara, duket si një sinjal i qartë i skepticizmit të unionit përballë qeverisë Rama. Qëndrimi i BE-së u vërejt edhe në vonesën e miratimit të raportit të IBAR-it, pasi u deshën muaj që vendet evropiane të gjenin konsensus.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marta Kos (@martakos_eu)

Të fundit