Flash News

POLITIKOFF

Suksesi nuk vjen pa zhgënjime, ekspertët zbulojnë si qëndrojnë të motivuar njerëzit e suksesshëm

Suksesi nuk vjen pa zhgënjime, ekspertët zbulojnë si

Pengesat dhe zhgënjimet janë pjesë e pandashme e rrugës drejt suksesit. Qoftë një promovim i humbur, kritika të forta në punë apo humbja e një mundësie përballë konkurrencës, situata të tilla mund të ndikojnë ndjeshëm në motivimin e një personi.

Sipas ekspertit të sjelljes njerëzore dhe autorit Niel Eyal, mënyra se si njerëzit interpretojnë këto momente është ajo që bën diferencën. Ai thekson se vetëkritika e tepruar dhe bindjet negative për veten shpesh e minojnë motivimin dhe i pengojnë individët të provojnë sërish.

Eyal argumenton se njerëzit më të suksesshëm nuk i shohin dështimet si prova të paaftësisë së tyre, por si mundësi për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Në vend që të përqendrohen te gabimet, ata përdorin një dialog të brendshëm më pozitiv, i cili i ndihmon të ruajnë këmbënguljen dhe besimin në vetvete.

Sipas tij, transformimi i mënyrës së të menduarit dhe zëvendësimi i frazave vetëkufizuese me mesazhe inkurajuese është një nga çelësat kryesorë për të ruajtur motivimin edhe në momentet më të vështira.

Eksperti ka identifikuar pesë shprehje që përdoren shpesh nga njerëzit e suksesshëm për të përballuar sfidat dhe për të vazhduar përpara, duke i kthyer vështirësitë në mundësi për rritje personale dhe profesionale.

Të fundit