Flash News

Bota

BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës

BE hap kapitullin e parë të negociatave për

 

Bashkimi Evropian ka hapur zyrtarisht grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës, drejt integrimit evropian.

Ursula von der Leyen e cilësoi këtë zhvillim si një përparim të madh, duke theksuar se Ukraina ka bërë progres të dukshëm në reformat e brendshme.

“Sot po hapim grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap i madh përpara,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo shtoi se Ukraina ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve në procesin e reformave dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Ukraina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në reforma. Ata kanë përmbushur detyrimet e tyre, prandaj tani edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

Të fundit