Flash News

E-TJERA

Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan

Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe një ndotje të konsiderueshme në të gjithë zonën.

Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtellunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca të largëta.

Intensiteti i zjarrit ka krijuar një panoramë shqetësuese, me flakë gjigante që kanë përfshirë objektin dhe me ndotje të rëndë të ajrit.

Të fundit