Flash News

SPORT

Botërori 2026 premton spektakël, çerekfinalet “e zjarrit” që mund të prodhojë turneu

Botërori 2026 premton spektakël, çerekfinalet “e

Kupa e Botës 2026 premton të jetë një nga edicionet më spektakolare në historinë e futbollit, me formatin e ri me 48 skuadra që ka rritur ndjeshëm mundësinë për përballje të mëdha në fazat vendimtare të turneut.

Sipas projeksioneve dhe skenarëve më të mundshëm, nëse ekipet favorite arrijnë të dominojnë grupet e tyre, çerekfinalet mund të rezervojnë duele të nivelit më të lartë. Një nga sfidat që tërheq më shumë vëmendje është ajo mes Francës dhe Gjermanisë, dy kombëtare me histori të pasur dhe rivalitet të fortë në arenën ndërkombëtare.

Po aq intriguese shihet edhe një përballje iberike mes Spanjës dhe Portugalisë. Kampionët e Europës konsiderohen ndër pretendentët kryesorë për trofeun, ndërsa Portugalia synon të bëjë rrugëtim të gjatë, me Cristiano Ronaldon që mund të luajë Botërorin e fundit të karrierës së tij.

Në anën tjetër të tabelës, Argjentina mund të përballet me Holandën në një tjetër duel që rikthen kujtimet e ndeshjeve të mëdha mes dy përfaqësueseve. Ndërkohë, Brazili dhe Anglia projektohen në atë që shumë e konsiderojnë si çerekfinalen më të fortë të mundshme të turneut.

Megjithatë, historia e Kupës së Botës ka treguar vazhdimisht se favoritët nuk e kanë gjithmonë rrugën e shtruar. Kombëtare si Japonia, Senegali apo surpriza të tjera të mundshme mund të ndryshojnë krejtësisht skenarin e parashikuar dhe të prishin planet e gjigantëve të futbollit botëror.

Të fundit