Flash News

SPORT

Kombëtarja e Uruguait nën lupën amerikane, kontrolle me qen antidrogë dhe detektorë

Kombëtarja e Uruguait nën lupën amerikane, kontrolle me qen

Përfaqësuesja e Uruguait është përballur me masa të shtuara sigurie në momentin e mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, ku skuadra ka zbritur në kuadër të përgatitjeve për Botërorin.

Sipas raportimeve, delegacioni uruguaian është kontrolluar menjëherë pas zbritjes nga autobusi, ku autoritetet lokale kanë kryer verifikime të detajuara të bagazheve me ndihmën e qenve antidrogë, si dhe kontrolle me pajisje për zbulimin e eksplozivëve.

Procesi i kontrollit është zhvilluar në ambiente publike, me lojtarët që janë rreshtuar në trotuar gjatë procedurave, një situatë që ka shkaktuar shqetësim brenda ekipit.

Masat e aplikuara janë pjesë e protokolleve të sigurisë të vendosura nga autoritetet amerikane për delegacionet ndërkombëtare, të cilat në disa raste janë raportuar si të gjata dhe të rrepta. Këto kontrolle kanë përfshirë edhe raste të izolimit të individëve dhe refuzim hyrjeje në territor për arsye sigurie.

Situata është komplikuar më tej nga vonesa në udhëtim, pasi avioni i ekipit është detyruar të ndalet fillimisht në një aeroport tjetër në rajon, duke bërë që Uruguai të mbërrijë në destinacion vetëm pak orë para ndeshjes së parë, e cila përfundoi në barazim.

Të fundit