Flash News

E-TJERA

SPAK zbardh itinerarin e kokainës, ja episodet kryesore të trafikut të d*ogës

SPAK zbardh itinerarin e kokainës, ja episodet kryesore të trafikut

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka finalizuar një operacion të gjerë ndaj një grupi të dyshuar kriminal të drejtuar nga Salvador Aliu, i cili akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në shkallë të madhe.

Sipas hetimeve, rrjeti dyshohet se ka operuar gjatë viteve 2019–2021 në disa shtete, përfshirë Amerikën Latine, Brazilin, Belgjikën dhe Holandën, duke përdorur rrugë detare për transportin e kokainës drejt tregut europian.

SPAK bën me dije se në kuadër të hetimit janë zhvilluar 23 kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente biznesi, ndërsa janë dokumentuar disa episode kryesore të trafikut të drogës në porte të ndryshme ndërkombëtare.

SPAK ka dokumentuar disa episode kryesore të trafikut të kokainës nga një grup i dyshuar kriminal i drejtuar nga Salvador Aliu.

Episodi 1 – 11 maj 2020 (Belgjikë, Antverp): u sekuestruan 700 kg kokainë në portin e Waasland, të fshehura në një kontejner me pjesë makinash që vinte nga Kina.

Episodi 2 – 6 qershor 2020 (Ekuador, Guayaquil): u kapën 2,010 kg kokainë, me destinacion Holandën, ku lënda narkotike kishte të stampuara logo të ndryshme si “Jaguar”, “Shqiponjë” dhe “BB”.

Episodi 3 – 16 gusht 2020 (Holandë, Roterdam): u sekuestruan 1,100 kg kokainë, të transportuara nga Guayaquil me anije detare.

Episodi 4 – 16 dhjetor 2020 (Holandë, Roterdam): u bllokua një nga ngarkesat më të mëdha, me 4.1 ton kokainë, sërish e ardhur nga Guayaquil.

Episodi 5 – 3 shkurt 2021 (Kolumbi – Francë): u sekuestruan 1,050 kg kokainë, me destinacion final Francën.

Në total, këto episode përfshijnë rreth 8.9 ton kokainë të sekuestruar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar ngarkesa të tjera dhe rrjetin e plotë të përfshirë në trafik.

 

Të fundit