Flash News

E-TJERA

Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, publikohen emrat e të akuzuarve për trafikun e kokainës

Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, publikohen emrat e të akuzuarve

Zbardhen emrat e personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

 Grupi akuzohet se ka trafikut të pakën 50 ton kokainë gjatë viteve 2019-2021.

Masa arrest në burg u dha për:

1. Nikoll Bibaj

2. Isa Aliu,

3. Sokol Bibaj

4. Florjan Musaj

5. Armando Pacani

6. Denis Matoshi

7. Naldi Yzeiraj

8. Oklid Aliu

9. Dritan Gjika

10. Shpëtim Aliu

11. Ardi Kollcaku

12. Redi Peza

13. Kujtim Shtufi

Prokuroria sekuestroi një sërë pasurish. Në mesin e tyre përfshihen shoqëritë “Aliu Road House” sh.p.k, “Green Invest” sh.p.k, “Seavieë Development” sh.p.k dhe “A.R.H Security” sh.p.k, si dhe pasuri të lidhura me projekte të mëdha zhvillimi në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

Sekuestrimi përfshin edhe një pjesë të kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial “Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside” në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, në bazë të marrëveshjeve mes shoqërisë “Sviluppo Mare 1” dhe “Aliu Road House”.

Gjithashtu janë përfshirë të drejta reale mbi pasuri të paluajtshme të përfituara nga subjektet “Seavieë Development” dhe “Aliu Road House”, të lidhura me akt noterial për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” me 5 yje dhe mbi 200 dhoma në Jalë, Himarë, ku shoqëria “Narvalno Group” sh.p.k ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40% dhe procedurat e lejes së ndërtimit përmes AZHT.

Po ashtu janë sekuestruar të drejta pasurore të lidhura me subjektin “Altea Construction” sh.p.k për ndërtimin e një kompleksi vilash në Mjull Bathore, Tiranë, në projektin “Astoria Residence”, si dhe pasuri të lidhura me shoqëritë “Altea Construction” sh.p.k, “F&XH Invest” sh.p.k dhe “Altea Invest” sh.p.k, përfshirë projekte ndërtimi në sektorin e hotelerisë në Dhërmi; subjekti tregtar “S.T.N.P.M”, si dhe “Hotel Elisa Tirana”, i afiliuar me Melia; të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.

Të përfshirë janë edhe ndërtuesi Ardi Kollçaku, i lidhur me “Anchor Invest” dhe Kujtim Shtufi i lidhur me prodhimin e hekur-betonit, të dyshuar për përfshirje në pastrim parash dhe aktivitet kriminal të trafikut.

Në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve janë përfshirë gjithashtu edhe Redi Peza, i identifikuar si pronar i lidhur me projektin “Porto Lalzi” dhe shoqërinë “Sviluppo Mare”, si dhe subjekte të tjera të lidhura me zhvillimet ndërtimore dhe investimet në pasuri të paluajtshme.

 

Të fundit