Flash News

E-TJERA

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, autori ndryshon pamjen për t’i shpëtuar policisë

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, autori ndryshon pamjen për

Kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Hetimet e deritanishme kanë çuar policinë në dyshimin se i riu mund të jetë vrarë, ndërsa si autor i dyshuar identifikohet miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Ky i fundit vijon të jetë në arrati dhe kërkohet nga strukturat policore në të gjithë vendin. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se për lokalizimin e tij po përdoren metoda speciale hetimi, ndërsa operacionet e kërkimit janë shtrirë në disa zona të Shqipërisë.

Sipas hetuesve, kapja e Shakajt mund të ndihmojë jo vetëm në zbardhjen e plotë të ngjarjes, por edhe në gjetjen e trupit të 34-vjeçarit, i cili dyshohet se është fshehur në një zonë periferike të Tiranës.

Pavarësisht kontrolleve të shumta të zhvilluara në fshatra, zona malore dhe hapësira të pyllëzuara, autoritetet nuk kanë arritur ende të lokalizojnë trupin e Koçit.

Ndërkohë, informacionet e siguruara nga policia tregojnë se 41-vjeçari dyshohet se po fshihet brenda territorit shqiptar. Për t’iu shmangur identifikimit, ai mësohet se ka ndryshuar ndjeshëm pamjen fizike, duke prerë flokët, hequr mjekrën dhe përdorur forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve të tij.

Të fundit