Flash News

Ditari i Maxhorancës

Korrupsioni, emigracioni, shëndetësia nuk i mjaftojnë deputetes së PS: Nuk ka arsye që Rama të dorëhiqet

Korrupsioni, emigracioni, shëndetësia nuk i mjaftojnë deputetes

Ndërsa qytetarët vijojnë protestat duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, vlerëson se nuk ka asnjë arsye për dorëheqje të qeverisë.

E ftuar në A2CNN, Çakërri tha se Rama premtoi integrimin e vendit në BE, procesi i të cilit në fakt mbeti për disa muaj peng i IBAR.

Megjithatë, deputetja e Ramës nuk i sheh arsye me vend për dorëheqje, çështjet e adresuara nga qytetarët si: korrupsioni, emigracioni masiv, rrogat e ulta, shëndetësia, ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura.

"Nuk ka asnjë arsye që PS edhe Edi Rama të dorëhiqen, kur premtimi kryesor në fushatë ishte pikërisht anëtarësimi në BE. Deri në fund të 2027 Shqipëria do të mbyllë negociatat. Sot jemi në kapitullin 27 që ka po lidhje me mjedisin, që është një nga arsyet kryesore për të cilat nisi ky protestë. Integrimi ishte premtimi kryesor, ku 92 për qind e shqiptarëve e duan integrimin, e thotë barometri i BE. Kjo është fryma e 92 për qind e shqiptarëve. Kryeministri ka dalë që ditët e para dhe u ka shtrirë dorën duke u thënë sillni përfaqësuesin tuaj me kërkesat që ju keni dhe hajde t’i diskutojmë, t’i flasim, çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh Çakërri.

Të fundit