Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Marta Kos, reagon PD: Bazohet në informacionet e rreme të Ramës

Deklarata e Marta Kos, reagon PD: Bazohet në informacionet e rreme të

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila deklaori se ka marrë garanci nga qeverisa shqiptare për projektin e Zvërnecit.

PD shprehet në reagim se deklaratat e Kos mbështeten në informacione të rreme të marra nga “miku i saj Edi Rama” dhe injorojnë krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin.

PD shpreh mbështetje për kërkesat e protestuesve.

“Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin dhe fqinjësinë, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.

Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes se krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit