Flash News

KRYESORE

Marta Kos krijon tensione në Bruksel, burime për Politiko: Rama kërcënoi zyrtarët e lartë, e duan jashtë

Marta Kos krijon tensione në Bruksel, burime për Politiko: Rama

“Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohet”.

Ishte kjo deklarata që Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri referuar shqetësimeve të përcjella për projektin në Zvërnec.

Sipas informacioneve të siguruara nga Politiko.al, pikërisht kjo deklaratë e Kos, ka shkaktuar diskutime dhe pakënaqësi në disa struktura të Bashkimit Europian.

Burime nga Brukseli bëjnë me dije se kabineti i Kos është përballur me pyetje dhe kritika lidhur me përmbajtjen e deklaratës, e cila sipas të njëjtave burime nuk është konsideruar nga të gjithë si një qëndrim i koordinuar mes institucioneve europiane.

Sipas këtyre informacioneve, reagimet publike dhe pankartat e protestuesve që kanë përmendur emrin e komisioneres kanë tërhequr vëmendjen edhe në qarqe europiane, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar komentet kritike ndaj saj. Në të njëjtën kohë, brenda institucioneve europiane po zhvillohen diskutime mbi ndikimin që deklarata ka pasur në debatin publik në Shqipëri.

Burimet pretendojnë gjithashtu se ka pasur kontakte informale mes zyrtarëve europianë dhe stafit shqiptar pranë institucioneve të BE-së për të kuptuar më mirë situatën dhe reagimin publik në vend.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje me disa zyrtarë europianë gjatë komunikimeve të fundit, madje edhe i ka kërcënuar.

“Ai sillet si një bullizues, ne duam largimin e tij. Thuajuni qytetarëve të vazhdojnë protestat në rrugë dhe të mos tërhiqen. Ne duam që Rama të largohet”, janë shprehur zyrtarët siç pohon burimi për Politiko.al.

Të fundit