Flash News

E-TJERA

Zjarri i fuqishëm në Shkodër, digjen 25 njësi tregtare, një grua nxirret me barrelë nga asfiksia

Zjarri i fuqishëm në Shkodër, digjen 25 njësi tregtare,

Një zjarr i fuqishëm ka rënë gjatë pasdites së sotme në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, pranë tregut të rrobave të përdorura. 

Flakët kanë përfshirë edhe disa banesa si dhe janë djegur  25 njësi tregtare.

Po ashtu, një grua është nxjerrë me barrelë nga asfiksia.

Zjarri i fuqishëm në Shkodër, digjen 25 njësi tregtare,

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse të cilët po punojnë intensivisht për të shuajtur flakët. 

Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e raportohet se kanë mbërritur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini.  

Të fundit