Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
“Do vendos standardin”, ç'premtoi Klodian Braho para KLP dhe a do t’i mbajë ai në 3 vitet e ardhshme?

Në seancën dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Klodian Braho, tashmë i zgjedhur drejtues i ri i SPAK, paraqiti një platformë të detajuar mbi sfidat, standardet dhe drejtimin që synon t’i japë Prokurorisë së Posaçme gjatë tre viteve të mandatit të tij.
Ai iu përgjigj shumë pyetjeve, duke dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. Por, a do t’i mbajë dot Braho këto premtime në realitetin kompleks të drejtësisë shqiptare?
“Prokurorët nuk bëjnë jetë normale
Që në nisje të fjalës së tij, Braho theksoi kufizimet që mbart puna e prokurorit, duke dhënë një shembull të thjeshtë se edhe para se të shkojnë në një lokal, prokurorët kontrollojnë në QKB se kujt i përket prona.
“Prokurorët s’mund të bëjnë jetë normale si të gjithë. Unë përpiqem të mos ndryshoj mënyrën time të jetesës, por duke respektuar kufizimet që sjell profesioni.”
Standardet dhe pavarësia
Në platformën e tij, Braho e përcaktoi qartë sfidën kryesore të SPAK: “SPAK duhet të jetë institucioni që i imponon njerëzve standard, që maturohet dhe kalon në pikën e pakthyeshme.”
Ai premtoi se pavarësia e prokurorëve do të jetë e patjetërsueshme, ndërsa çështjet me ndjeshmëri të lartë sipas tij nuk duhet të përdoren kurrë si pretekst për destabilizim politik apo institucional.
Nga Kraja te Dumani, tiparet që do të marrë me vete në drejtim
Braho tregoi se cilat cilësi vlerëson nga dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK:
Nga Altin Dumani proaktivitetin dhe vendosmërinë, kurse nga Arben Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës.
“Do merrja tiparet e mira të të dyve për të krijuar kombinimin më të mirë.”
Ai shtoi se si drejtues, tre cilësitë që do ta karakterizojnë janë: proaktiviteti, vendosmëria dhe standardi.
Presionet dhe mënyra e menaxhimit të tyre
I pyetur për presionet, Braho pranoi se ato kanë ekzistuar para dhe pas krijimit të SPAK por se gjithmonë ka ndjekur një parim të vetëm: “Çdo çështje e vështirë ka një zgjidhje të thjeshtë: të zbatosh ligjin.”
Kjo deklaratë tingëllon e fuqishme, por në tre vitet e ardhshme do duhet të matet me realitetin e një institucioni që godet fort korrupsionin në nivelet më të larta.
Pikat e forta dhe të dobëta
Braho deklaroi se pika e tij më e fortë është eksperienca shumëvjeçare në hetimet e korrupsionit, ndërsa pika e dobët, sipas tij, është ekspozimi i madh publik.
“As ne nuk kemi qenë të përgatitur për vëmendje publike. Kjo është një nga pikat e mia të dobëta.”
Rformat që Braho synon të bëjë
Disa nga angazhimet më të rëndësishme të tij ishin krijimi i një njësie taktike brenda BKH, që të ekzekutojë masat e sigurisë pa varësi nga Policia e Shtetit.
Forcimi i kapaciteteve të përgjimeve dhe vëzhgimeve, të cilat sot janë të kufizuara.
Krijimi i një sektori të analizës së informacionit, që do të sistemojë të dhënat kriminale, matë riskun dhe prodhojë raporte strategjike.
Miratimi i një Kodi Etike për hetuesit e BKH, me procedime disiplinore për sjelljet joetike.
Premtimet mbi barazinë para ligjit
Braho u ndal edhe te çështjet konkrete që ka hetuar ndër vite, duke përmendur konfiskimin historik të 18.4 milionë eurove, sa dyfishi i buxhetit vjetor të SPAK.
Premtimi i tij kryesor për tre vitet e ardhshme se çdo çështje korrupsioni dhe krimi i organizuar do të shoqërohet me hetim pasuror, barazia para ligjit do zbatohet pa përjashtime, do forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, do trajnohen hetuesit dhe prokurorët për standarde më të larta.
A do t’i mbajë Braho premtimet?
Klodian Braho hyri në SPAK që prej themelimit të institucionit dhe është një nga prokurorët me dosjet më të ngarkuar të çështjeve VIP, nga inceneratorët te 5D, Toyota Auris, Gërdeci, Llalla dhe aferat me ndjeshmëri të lartë politike.
Tre vitet e mandatit do të tregojnë nëse Klodian Braho do të jetë drejtuesi që i çon hetimet e korrupsionit në një nivel të pakthyeshëm, ashtu siç ai vetë deklaroi , apo nëse do përballet me të njëjtat pengesa që kanë shoqëruar drejtuesit e mëparshëm. Prandaj edhe koha do të jetë testi i tij kryesor.
Të fundit
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
