Flash News
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
“Kulla në selinë e PD”/ Politiko zbardh projektin, ndodhet në bashkinë e Tiranës, kushton 1.4 milionë euro

Pavarësisht se Partia Demokratike e mohon dhe deklaron se nuk ka dijeni, projekti për ndërtimin e kullave në truallin e selisë së PD ka mbërritur në bashkinë e Tiranës.
Politiko.al ka zbardhur projektin që sipas burimeve ka mbërritur në zyrën e Erion Veliajt prej disa muajsh dhe është dërguar nga pronarët e tokës.



Në faqen e studios arkitekturore “MGS Architecture” është publikuar koncepti i projektimit i quajtur “4Freedom Park” dhe parashikon që në truallin e PD të ndërtohen disa kulla të larta, që do të shërbejnë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotele luksoze.



"Vendndodhja unike e projektit –ngjitur me Parlamentin dhe i vendosur midis dy prej objekteve të kultit, (katedrales katolike dhe xhamisë së madhe) – siguron që Parku 4Freedoms të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për qytetarët e mishërimit të gjallë të lirisë demokratike në praktikë , diçka që ishte rreptësisht e ndaluar për gati pesëdhjetë vjet nën regjimin e mëparshëm Stalinist”, shkruhet ndër të tjera në planin e këtij projekti që kushton 1.4 milionë euro.
“4Freedoms Park” do të shtrihet në një sipërfaqe rreth 8200 metra katror dhe do të ketë një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale, si dhe dyqane me pakicë dhe parkim të bollshëm”, detajon projekti, që sipas “MGS Architecture” ka 3 vjet që punohet.










