Flash News

KRYESORE

Rama e çoi në gjykatë për çështjen e detit, tani në qeveri, e shkuara e ministrit të ri të PS

Rama e çoi në gjykatë për çështjen e detit,

Ferit Hoxha është emëruar dje ministër i Punëve të Jashtme, pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post Elisa Spiropalin. 

Por ky rast tregon qartë dy standardet e ndjekura nga Rama, kur ishte në opozitë dhe tani që është në pushtet.

Ferit Hoxha ka qenë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë për marrëveshjen e detit të arritur në kohën e qeverisë ‘Berisha’.

Atë marrëveshje, Rama e cilësoi si tradhti ndaj vendit dhe shitje të detit madje grupin negociator që kryesohej nga Hoxha, e paditi.

Por tashmë duket se Rama ka një tjetër mendim për Ferit Hoxhën, dhe i dha postin e ministrit të Jashtëm. 

Në 2018, Ferit Hoxha është dekretuar nga Presidenti edhe si ambasador i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident. Emrat për ambasadorë i propozon qeveria dhe më pas marrin firmën e kreut të shtetit.

 

 

Të fundit