Flash News
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
Alfred Lela
Si mbështetës i Kombëtares, në ndeshjen e pardjeshme me Izraelin në stadium, isha dëshmitar i trishtuar i toneve armiqësore kundër skuadrës mike. Shqiptarët kanë jo pak armiq, por duhet thënë se hebrejtë janë kombi që nuk na kanë dëmtuar apo paragjykuar asnjëherë. Ndoshta një prej kombeve të vetëm me këtë predispozitë ndaj nesh.
Fërshëllimi i himnit izraelit në fillim, dhe më pas thirrjet “Free Palestine”, tensionuan pa nevojë një ndeshje miqësore që u shërbente skuadrave, jo më shumë se për të kalibruar formacionet.
Ajo që po ndodhte në stadium vinte drejtpërdrejt nga sheshi i protestës, mbushur pas ngjarjeve në Zvërnec. Dhe ka të bëjë me keqkuptimin, apo manipulimin e fakteve, në favor të sentimenteve. Flamuri i Izraelit në tokën medemek të ndaluar për shqiptarët në Nartë, duke hequr paralele me Rripin e Gazës, ishte përpjekja e radhës për të demonizuar projektin e resortit amerikano-arabo-shqiptar nëpërmjet një konteksti të favorshëm anti-izraelit, përhapur me bujë nga mediat e majta në Europë dhe Amerikë. Duke e sjellë në Shqipëri të paketuar me letër-ambalazhin e drapër-çekanit marksist dhe bezes së zezë të kalifatit përfaqësuar nga islamikët politikë.
Ironia është se ndër gjithë të përfshirët, i vetmi njeri me origjinë hebraike është Kushner, ndërsa të tjerët janë myslimanë, që nga shqiptarët e Vlorës, Tiranës dhe Kukësit, dhe deri te vëllezërit arabë nga Katari. Kaptina gjysmë bjonde e Jared-it mund të jetë një kokë turku, por konspiracioni hebraik pas profilit të tij është një broçkull që vërtitet si budallaqe nëpër internet në kërkim të krenave pa shumë mend.
Pra, një luftë propagandistike e tipit deep fake e së majtës euro-amerikane, përqafuar me islamin politik, hedhur edhe në llogoret e haxhiqamilistëve shqiptarë, nga Zvërneci në Tiranë.
Këta janë fasha e parë, që e bëjnë protestën të shihet me dyshim.
Fasha e dytë janë ata që mund të quhen all Albanian rejects, personazhe apo parti politike të pambështetur në elektorat, dhe që ua hedhin fajin për këtë, ekskluzivisht, partive të mëdha. Përpjekjet e tyre për të montuar protesta të qenësishme kanë dështuar njëra pas tjetrës, dhe kjo protestë është për ta një çast volie për vetëdeklamim dhe vetësugjestion.
Fasha e tretë janë antiopozitarët, që ‘lagen’ kur dëgjojnë ‘Berisha në burg’, dhe e përmendin ‘Rama në burg’, sa për tu mos u paragjykuar, duke harruar gjithmonë se, në fakt, Berisha e ka bërë burgun, dhe i vetmi pa burg, edhe pse prej 28 vitesh në pushtet, pa ndërpreje, më shumë se asnjë tjetër pas Enver Hoxhës, është ai të cilin ata votojnë, Rama.
Fasha e katërt janë ‘patriotët’ që e duan Shqipërinë vetëm për shqiptarët, duke harruar siç theksonte një diplomat amerikan se, një komb që prodhon shumë mysfairë për vendet e huaja, nuk mund të mos presë mysafirë në të vetin. Ky është një izolacionizëm naiv.
Fasha e pestë janë anti-Trumpistët, që nuk e duan resortin në Zvërnec sepse në të është familja Trump. Në terma të marrdhënieve publike është kjo prani që e bën Zvërnecin të dëshiruar, është prania e Ivanka Trump që e bën Shqipërinë hot. Por jo, një pjesë e shqipeve preferojnë ksamilizimin e çdo metri të rivierës, pra më mirë një Bathore me det, siç është Ksamili dhe pjesa më e madhe e bregdetit, sesa një resort që, edhe nësë nuk prodhon diçka për gjithkënd, e fut Shqipërinë në hartën e turizmit serioz.
Fasha e gjashtë janë patronazhistët, punonjës administrate që, ashtu si në rastin e protestës së studentëve, vijnë për të matur temperaturën, për të parë kush spikat, kush mund të manipulohet, kush mund të shitet dhe blihet apo, më e rëndësishmja, kush mund të hiqet nga puna.
Këta janë edhe më të ndyrët, dhe mund t’i dallosh nga shikimi i vdekur që kanë në sy, një vdirje e lëshim i të gjitha natyrave që nuk jetojnë për asgjë, hiq shpinën e ngjarjeve dhe njerëzve ku ngulen si si shushunja.
Thënë këto shëmti të saj, protesta është një ngjarje e bukur e Shqipërisë. Një nga të rrallat bukuri që vetëdija dhe shpirti i lodhur i një mase të shpërfillur dhe keq-qeverisur prodhon, për t’i thënë vetes se është gjallë.
Është kjo vetëdije që e ka nxjerrë protestën nga gjendja fillestare, reagimi për Zvërnecin, duke e shndërruar në një klithmë shoqërore për të gjithë të zezat e Shqipërisë.
Protesta është në thelb një kryengritje kundër pushtetit dhe vetëm si e tillë do të ketë sukses. Nëse ajo ‘shtetëzohet’ nga Arlind Qori, si kundër ‘armiqve të huaj’ apo 'sistemit' për të ngritur një sistem tjetër, ajo nuk do të prodhojë asgjë, vetëm se do të ndihmojë Ramën të rigjenerohet në pushtet ‘duke hequr dorë nga Zvërneci’.
Ajo që po ndodh në shesh nuk është luftë sistemesh.
Shqipëria, as ka prodhuar as ka rrëzuar sisteme; vetëm sa ka huazuar apo meremetuar sisteme të gatshme.
E vetmja gjë që duhet të bëjë edhe kësaj radhe, është të rrijë në të vetmin sistem që vlen –të paktën aktualisht, atë qyteterim kulturor dhe ekonomik që ka prodhuar zinxhiri judeo-greko-romak-i krishterë.
Të fundit
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01