Flash News
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të Trump
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjeve pa konsultim publik
David L. Phillips
Lajmi i mirë është se nuk pati dhunë në zgjedhjet vendore në Shqipëri. Tensionet mund të shërbenin si shkëndijë e një konflikti vdekjeprurës, duke i njollosur edhe më tej kredencialet demokratike të Shqipërisë. Lajmi i keq është se zgjedhjet u mbajtën. Kryeministri Edi Rama, pa nevojshëm, e refuzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për t'i shtyrë zgjedhjet. Autoritarizmi dhe jo-elasticiteti i Ramës nuk është se minon vetëm demokracinë. Gjithaq zbeh kandidaturën e Shqipërisë për në BE. Sot Shqipëria është një shtet një-partiak; Enver Hoxha do të ishte krenar.
Shqiptarët, në masë, aspirojnë për një integrim më të gjerë në institucionet euro-atlantike. Vlerat europiane përfaqësojnë një antidotë të autoritarizmit. Në maj, Komisioni Europian mbështeti çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas KE, Shqipëria kishte shënuar përparime të rëndësishme në standardet demokratike dhe sundimin e ligjit.
Rama priste që Këshilli i Europës t'i jepte Shqipërisë një datë për nisjen e negociatave. Në një lëvizje të papritur, megjithatë, Këshilli i shtyu negociatat e antarësimit deri në tetor 2019. Duke refuzuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut, kandidatura e së cilës ishte çiftuar me të Shqipërisë.
Franca, Gjermania dhe Holanda nuk mendojnë se Shqipëria është gati për antarësim. Shqetësimet e tyre u thelluan nga kërcënimet dhe tekanjozëria e Ramës kundër Metës dhe opozitës. Fakti se shqiptarët shkuan në zgjedhje të dielën, pa patur një alternativë-vetëm kandidatë nga Partia Socialiste e Ramës ishin në garë-ngriti shqetësime serioze rreth përkushtimit të Shqipërisë për standardet demokratike.
Përplasja e fundit ndërmjet Ramës dhe Metës ishte krejt e panevojshme. Meta veproi brenda arsyes duke propozuar shtyrjen e zgjedhjeve deri më 13 tetor. Ai përmendi shqetësimet se zgjedhjet lokale do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës së qendrës së djathtë, dhe bëri thirrje për një proces elektoral më përfshirës dhe më transparent.
Meta, gjithashtu, parashtroi se shtyrja që propozonte do t'u jepte të gjitha partive një shans për të ulur gjakrat dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë. Ai nxiti formimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendoste për kohën e zgjedhjeve. Pa një gjykatë të tillë nuk ka një zë autoritar për t'i bërë së bashku partitë përreth sundimit të ligjit.
Rama kundërshtoi. Ai e kuptoi se refuzimi i Partisë Demokratike dhe Republikane për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore kishte implikime kombëtare. Rama arriti në përfundimin, korrekt, se opozita po përpiqej ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. PS është diskredituar nga akuzat për korrupsion qeveritar endemik, manipulime votash dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, përfshi trafikimin e narkotikëve.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështetën dialogun, Rama e rriti marshin e konfrontimit. Ai bëri thirrje për shkarkimin e Metës, megjithëse Presidenti po vepronte brenda autoritetit kushtetues për të rithirrur zgjedhjet.
Nuk ka një Plan B për vendimin e Brukselit për shtyrjen e datës së negociatave të antarësimit të Shqipërisë. Kundërshtarët e zgjerimit kanë parasysh ultra-nacionalistët në vendet e tyre të cilët kundërshtojnë me forcë antarësime të reja. Ata druhen se zgjerimi me vende të Ballkanit perëndimor do të aktivizonte më shumë emigracion dhe do të kërkonte më shumë financime për shtetet-antare më të varfra. Narko-trafiku dhe krimi i organizuar janë gjithashtu një shqetësim.
Tani Shqipëria është në udhëkryq. Duke njohur antipatinë për Edi Ramën në disa kryeqytete europiane, nuk ka garanci se Shqipëria do të marrë një datë për çeljen e negociatave në tetor.
Problemi shumëfishohet nga dështimi i opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë (policy). Është një dorëheqje nga nevoja për të ofruar një alternativë të qartë kundrejt PS.
Kandidaturat për në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura. Megjithatë, ka kërkesa të përsëritura për 'ndarjen' (de-couple) e tyre. Parlamenti holandez votoi së fundi kundër bisedimeve të antarësimit për Shqipërinë, ndërkohë që i hapi dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut.
Shanset europiane të Maqedonisë së Veriut nuk duhen minuar për shkak të disfunksionalitetit të Shqipërisë. Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë hamendësohej se do ta vendoste Maqedoninë e Veriut në korsinë e shpejtësisë për antarësim në NATO dhe BE. Mungesa e përparimit në këtë rrugë mund të rizgjojë nacionalistët, të cilët e kundërshtonin kompromisin me Greqinë.
Për më shumë, dështimi për sheshimin e dallimeve përmes negociatave ka implikime thelbësore strategjike. Vonesa e vendimmarrjes minon kredibilitetin e BE-së. Dështimi i Brukselit për të vepruar u hap gjithashtu derën rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor, si Rusia, Kina dhe Turqia.
Më e mira do të ishte nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut 'kalonin' bashkë. Këtyre vendeve duhet t'u jepet një datë për çeljen e negociatave në të njëjtën kohë. Nëse, megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon zgjedhjet vendore të së dielës, Brukseli mund të mbetet pa alternativë veç 'ndarjes' së Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e vendosur Shqipërinë në 'dhomën e dënimit' për një periudhë të papërcaktuar.
Shqipëria gjendet para dy shtigjeve. Rama ka fuqi absolute dhe mund të veprojë në interesin kombëtar të Shqipërisë, ose të ndjekë interesat e ngushta personale, të vetat dhe të partisë së tij.
Rama mund të kujtohet si një autokrat që e refuzoi dialogun, ose mund të veprojë si një shtetar, duke nxitur KQZ që të mos i certifikojë votimet e së dielës, derisa të formohet Gjykata Kushtetuese.
Duke mbështetur Ramën, Administrata e Trump ka bërë një zgjedhje false ndërmjet stabilitetit dhe demokracisë. Mbështetja e demokracisë, në fakt, e ndihmon stabilitetin, i çon përpara interesat amerikane dhe e konsolidon statusin e Shqipërisë si një antare me vlera e aleancës euro-atlantike.
*David L. Philips është drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University. Ai ka punuar si këshilltar i lartë për Departamentin e Shtetit me fokus Ballkanin perëndimor gjatë Presidencës së Clinton-it.
**Përkthyer nga English version. Analiza i është dërguar për botim nga autori Politiko.al
Të fundit
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27