Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon foton e Xhafajt dhe Veliut në Selenicë: A mund të varet rendi publik te këto dy personazhe?

Deputeti i PD publikon foton e Xhafajt dhe Veliut në Selenicë: A mund

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi shtron pyetjen retorike nëse rendi publik dhe lufta kundër krimit të organizuar mund të varet tek Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, dhe Ardi Veliu, kreu i Policisë së Shtetit.

Gurakuqi ka publikuar foton e Xhafajt dhe Veliut nga Selenica, ku kishin shkuar për të ndjekur nga afër aksionin për kapjen e Ridvan Zykajt, autor i vrasjes së 8 të afërmve të tij.

“A mund të varet më rendi publik, lufta kundër krimit të organizuar, drejtësia dhe paanshmëria në zbatimin e ligjit, qetësia e familjeve shqiptare, tek këto dy personazhe, tek shefi i tyre dhe tek një numër “komandantësh” krahinore socialiste, që mbajnë të paprekun “tagrambledhësit” e fortë të çdo cepi të Shqipnisë?”,- pyet Gurakuqi.

Gjyshi i Ridvan Zykajt nuk mban lotët para kamerave: E gjeta vëllain të vrarë. Bërtisja kot, askush nuk më dëgjonte

Të fundit