Flash News

KRYESORE

Enver Petrovci përgënjeshtron deklaratën për shembjen e teatrit: Godina e re të ndërtohet te ‘Piramida’

Enver Petrovci përgënjeshtron deklaratën për shembjen e

Pas përgënjeshtrimit të aktores Pavlina Mani se, bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Pirro Mani kishte firmosur një letër ku jepte mbështetje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, një tjetër aktor i mirënjohur, Enver Petrovci ka mohuar gjithashtu një deklaratë të ngjashme. Në një komunikim me ‘BIRN’, Petrovci ka mohuar se është shprehur pro planit të qeverisë së Edi Ramës për të shkatërruar godinën e teatrit.

Më 1 korrik, në disa portale në Shqipëri, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare, u publika lajmi me titull: Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!”

Por sipas aktorit nga Prishtina, një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci. Sipas tij, një ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.

Aktori deklaron se pas publikimit të lajmit ishte përpjekur ta përgënjeshtronte atë, por nuk kishte arritur sukses.

“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci.

Firma e Princeshës për shembjen e teatrit; a lidhet me kullën që i është premtuar Princ Lekës në zonën më të lakmuar të Tiranës?

Artan Fuga sërish kritika Mirela Kumbaros: Shporru fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare!

Të fundit