Flash News

KRYESORE

Nuk votoi për prishjen e teatrit, Rama çohet në këmbë dhe tallet me Pandeli Majkon

Pandeli Majko ishte i vetmi deputet i Partisë Socialiste që nuk mori pjesë në votimin ku u rrëzua dekreti i Presidentit të Republikës dhe që i hap rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ky moment u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama.

Menjëherë sapo 73 deputetë të tjerë iu bashkuan votës së tij, kryeministri Rama u ngrit në këmbë dhe nisi të zgërdhihej me Majkon, i cili këtë herë qëndroi në sallë dhe nuk u largua gjatë procesit të votimit.

Pas këtij gjesti, Rama u ul sërish në karrige deri sa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Pavarësisht se dhanë votën e tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar, deputetët socialistë nuk e shoqëruan vendimin me duartrokitje siç bënë me ligjet e tjera të miratuara sot në Kuvend, përfshirë atë për mbylljen e pikave të basteve.

Taulant Balla: Edi Rama meriton respektin e të gjitha grave

Të fundit