Flash News

KRYESORE

Shqipëria dhe Kosova mbështesin sulmet në Siri: Jemi në krah të Trump, në mbrojtje të jetëve të njerëzve

Shqipëria dhe Kosova mbështesin sulmet në Siri: Jemi në krah

Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetur ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër bazave të presidentit sirian Bashar Al Assad.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka thënë se qëndron në krah të presidentit amerikan Donald Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së, Francës dhe Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thuhet në reagimin e Presidencës shqiptare.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë mbështetje për vendimin e tre shteteve Perëndimore.

“Mbështes plotësisht goditjen e SHBA, Britanisë dhe Francës kundër regjimit anti-njerëzor të Assad. Trump, Macron dhe May kanë mbështetjen e të gjithë atyre që e konsiderojnë linjë të kuqe terrorin dhe përdorimin e armëve kimike kundër njerëzve”, ka deklaruar Thaçi.

Mbështetje për sulmet kanë dhënë gjithashtu kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Kthesë në luftën në Siri/ Turqia braktis Rusinë dhe i jep mbështetje sulmeve të SHBA. BE dhe Kanada pro aleatëve

“Pse Siria do kryente tani një sulm kimik?” Sky News i ndërpret papritur fjalën gjeneralit britanik që luftoi në Kosovë

Të fundit