Flash News

KRYESORE

Skandali me firmat, a duhet të kërkojë ndjesë Mirela Kumbaro?

Dy ditë më parë një listë me emrat e  65 artistëve, iu dërgua krerëve më të lartë të shtetit, Presidentit, kryeministrit, Ministres së Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku thuhej se shprehnin dakordësinë për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.

Në  krye të listës ishte vendosur emri i aktorit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar, Pirro Mani, por firma e tij rezulton të jetë falsifikuar.  Skandalin e falsifikimit të firmave e konfirmoi dje bashkëshortja e tij, Pavlina Mani, gjithashtu aktore e njohur e skenës shqiptare, në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

Mirëpo, ajo që vihet re edhe pas skandalit, është heshtja dhe mosreagimi i Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Ministrja dy ditë më parë publikoi listën me 65 emrat Pro shembjes së teatrit, listë e cila kryesohej nga regjisori Pirro Mani, të cilët i falenderonte për bashkëpunimin.

"Falenderim me perulje per te 65 artistet dhe figurat e nderuara qe nga i madhi Pirro Mani, shume te dashurit Fatos e Drita Haxhiraj, te nderuarit Pellumb Kulla, Viktor Zhusti, Gezim Kame, Josif Papagjoni, Luftar Paja, Bashkim Hoxja dhe te 65 artisteve, deri te me te rinjte po jo me pak te rendesishem per te sotmen e te ardhmen, te cilet sot mendojne e mbeshtesin bashkepunimin per Teatrin e se Ardhmes .

E para ishte dhe eshte Fjala, dhe i rendesishem eshte komunikimi dhe dialogu mes nesh per te mbrritur te me e mira", shkruan Kumbaro.

Edhe sot, kur lajmi për falsifikimin e firmave është e konfirmuar, ministrja nuk e ka fshirë nga Facebook listën.

A duhet të kërkojë ndjesë ministrja Mirela Kumbaro për gjithë këtë situatë? /Politiko.al/

Lexo edhe: Drejtorë e punonjës administrate;kush janë letërshkruesit pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Të fundit