Flash News

Ditari i Opozitës

Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet e PD, përjashtohet nga komisioni vëzhguesja e Agron Shehajt

Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet e PD, përjashtohet

Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Incidenti është denoncuar nga nga zyra e shtypit të kandidatit Agron Shehajt.

Sipas njoftimit, në njësinë nr.5 është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

“Vëzhguesja jonë në njësinë nr. 5, Enkeleda Cela është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë. Momentalisht aty nuk kemi asnjë vëzhgues”, thotë zyra e shtypit e Agron Shehajt.

Gara ka nisur në orën 08.00 dhe përfundon në 19.00. Kandidatë në garë janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

 

Të fundit