Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Integrimi/ A po e shtyn Tirana Brukselin drejt planit Rama–Vuçiç?

Çfarë ndodhi?
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka vënë në pikëpyetje planin e Bashkimit Europian për “integrimin gradual” të vendeve kandidate, duke deklaruar se nuk ka ende një shpjegim të qartë se si do të funksionojë në praktikë.
Në një intervistë për Euractiv, ai tha se koncepti i anëtarësimit fillimisht dhe reformave më pas nuk është i qartë dhe se procesi aktual që Shqipëria njeh, mbetet ai i bazuar në meritë dhe metodologjinë zyrtare të negociatave.
“Shumë njerëz flasin për integrimin gradual. Nuk e di çfarë do të thotë, sepse askush nuk e ka shpjeguar si funksionon”, tha Hoxha.
Konteksti
Deklarata vjen në një moment kur procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është ngadalësuar dhe debati për “integrimin gradual” është bërë gjithnjë e më i pranishëm në Bruksel. Shtetet anëtare nuk kanë gjetur ende dakordësinë për t’i dhënë “dritën jeshile” IBAR-it, raporti kyç që i hap rrugë mbylljes së kapitujve negociues.
Çfarë kërkon Hoxha?
Hoxha kërkon që “integrimi gradual” të mos mbetet një koncept i paqartë politik, por të shoqërohet me mekanizma konkretë. Ai sugjeron që vendet kandidate që avancojnë në negociata të fitojnë rol më aktiv në strukturat e BE-së, për shembull status vëzhguesi në fushat ku hapen kapitujt e negociatave.
Kjo qasje lidhet edhe me editorialin e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Frankfurter Allgemeine Zeitung, të cilët propozuan një integrim të përshpejtuar në tregun e brendshëm të BE-së dhe zonën Schengen, por pa anëtarësim të plotë dhe pa të drejta vetoje.
Tirana kërkon formulën Rama– Vuçiç
Deklaratat e Hoxhës praktikisht rikthejnë në debat modelin e propozuar më herët nga Rama dhe Vuçiç.
Në editorialin e përbashkët të botuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dyshja Rama-Vuçiç kërkonin integrim të përshpejtuar në tregun e BE-së dhe në Schengen, por pa të drejta të plota vendimmarrjeje.
"Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje për një integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm dhe zonën Schengen. Kjo mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së pa e rënduar arkitekturën e vendimmarrjes së BE-së dhe pa ndryshuar ekuilibrin e saj institucional. Kjo nuk do të thoshte as të drejta vetoje, as komisionerë shtesë, anëtarë të Parlamentit Evropian apo ndryshime në strukturat e votimit."
Në këtë kuptim, nëse Rama dhe Vuçiç e paraqitën modelin si një vizion politik për të afruar Ballkanin me BE-në, Hoxha kërkon sqarim konkret nga Brukseli se si ky “integrim gradual” do të funksionojë në realitet dhe çfarë përfitimesh reale sjell për vendet kandidate.
Pra, nëse Rama–Vuçiç propozonin formulën politike, Hoxha po kërkon mekanizmin e zbatimit të saj.
Qëndrimi i BE mbi editorialin
Brukseli e ndau qartazi editorialin Rama-Vuçiç nga realiteti që kërkon integrimi përmes reformave. Komisioni Evropian deklaroi se zgjerimi është prioritet kyç dhe e cilësoi editorialin “komente dhe spekulime”.
“Siç e dini, ne kurrë nuk komentojmë mbi komente dhe nuk komentojmë mbi spekulime. Le të kujtojmë se zgjerimi është një prioritet kyç për këtë Komision. Ai është një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për stabilitet, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Ne jemi plotësisht të angazhuar për ta bërë zgjerimin realitet. Për këtë qëllim, ne mbështesim vendet e zgjerimit me të gjithë asistencën e nevojshme politike, ekonomike dhe teknike. Integrimi gradual tashmë po sjell përfitime konkrete edhe përpara anëtarësimit”, tha Komisioni Europian.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, për POLITICO hodhi poshtë idenë Rama-Vuçiç, duke theksuar se liderët “ndoshta nuk e dinë sa shumë duhet të bëjnë nëse duan të jenë pjesë e Schengen-it ose tregut të përbashkët.”
Komisionerja shtoi se procesi i reformave është i vështirë, si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE, duke kujtuar se asnjë vend nuk është bërë anëtar që nga Kroacia në vitin 2013.
Raporti i IBAR mbetet pezull
9 shtete anëtare kanë bllokuar miratimin e IBAR, raporti kyç që i hap rrugë mbylljes së kapitujve negociues të integrimit. Ngërçi u krijua pasi mazhoranca dhe Rama vendosën të mos i hapin rrugë arrestimit të Belinda Ballukut nga SPAK.
Asokohe, disa diplomatë në Bruksel u shprehën se shtetet anëtare presin që politika të mos e pengojë sundimin e ligjit dhe se për këtë, nuk do të jenë të gatshme të miratojnë raportin “IBAR”. Pra shtetet anëtare, kërkojnë të shohin dëshmi se në Shqipëri politika nuk e pengon sundimin e ligjit dhe se vendi do t’i vazhdojë reformat dhe përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në BE.
Megjithatë, Rama u mundua të justifikojë faktin se Shqipëria ka ngecur në miratimin e IBAR. Ai deklaroi se mjafton që një vend i BE të thotë “jo” dhe nuk bëhet, duke ia faturuar dështimin e qeverisë së tij vendeve që kanë dalë kundër hapjes së negociatave.
“Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë “po” dhe mjafton një të thotë “jo”, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet”, deklaroi Rama./ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31