Flash News
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa
Nga dështimi në shëndetësi tek rendi dhe siguria publike: Çfarë e pret Shqipërinë me Albana Koçiun?

Shqipëria është kthyer në një vend ku bandat sundojnë çdo qoshe, droga është bërë ‘burimi jetës’ dhe rrjetet e prostitucionit janë kudo, nga jugu deri në veri.
Trafikantët bëjnë ligjin edhe në zemër të Evropës, jo pak herë Shqipëria është shfaqur në mediat më të mëdha ndërkombëtare për këtë temë.
Çdo ditë kemi vrasje, plagosje, kush për pronën, kush për “pse më pe në sy”, kush nëpër shkolla, kush nga shpejtësia makabre, kush për vetëmbrojtje. Çdo ditë kemi abuzime, përdhunime, dhunë, braktisje.
Dhe më e rënda akoma, vrasje në sallë gjyqesh, sepse sistemi i sigurisë nuk është 0, po është minus.
Përballë këtij realiteti, kryeministri Edi Rama vendosi në Ministrinë e Brendshme, Albana Koçiun. Një ministre që di të shpërndajë formularë ndihme ekonomike, jo të komandojë operacione kundër krimit.
“Znj. Koçiu ka në tërësi një eksperiencë mbi 20-vjeçare në menaxhim, në pozicione drejtuese në administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe të shërbimeve sociale.
Znj. Koçiu ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale (1996-2000), në Universitetin e Tiranës me arritje të suksesshme duke u specializuar me një Master Shkencor mbi monitorimin e sistemit të shërbimeve sociale në Shqipëri (2005-2007). Ajo ka vazhduar duke dhënë kontributin e saj akademik si Profesor i Asociiuar që prej vitit 2010 deri në vitin 2022 pranë Departamentit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.”, thuhet në jetëshkrimin e ministres tek faqja e kryeministrisë.
Kur Koçiu ishte ministre e Shëndetësisë, e gjithë vëmendja ishte tek mungesa e aparaturave, skandalet e onkologjikut dhe pacientët që prisnin me muaj për një trajtim bazik.
Kujtojmë që në qershor të 2024, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut në QSUT.

Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik, orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit në Tiranë.
Jo vetëm kaq.Telefonat e mjekëve dhe koordinatorëve të shërbimit kanë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë kanë rezultuar biseda e pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostatike me vlera të konsiderueshme që nxirreshin jashtë spitalit Onkologjik apo bliheshin me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, si dhe tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu aparatura e vetme 'Kobalto Terapinë' e cila shërben për radioterapitë u la jashtë kushteve teknike me qëllim që pacientët të mos e merrnin shërbimin tek Onkologjiku por në klinika të tjera private, duke u kthyer në burim rreziku jo vetëm për mjekët që punonin por dhe pacientët.
Tani, si ministre e Brendshme, pyetja që ngrihet është e thjeshtë: çfarë do të bëjë me “sistemimin” e policisë, me krimin, bandat kur e ka pasur të vështirë të sistemojë një spital? Do të funksionojë me uniformat blu siç funksiononin aparaturat e onkologjikut?
Objektivat e Institucionit të Ministrisë së Brendshme janë:
1. Të sigurojë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;
2. Të monitorojë dhe bashkëpunojë me institucionet e ngarkuara për zbatimin e masave në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore;
3. Të parandalojë dhe të mbrojë jetën e njerëzve dhe pronën nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera, në rastet e emergjencave civile;
4. Të organizojë funksionimin e shërbimit të Gjendjes Civile, në Republikën e Shqipërisë;
5. Të bashkërendojë, nëpërmjet institucionit të prefektit, veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor dhe funksionet e deleguara të tyre, me njësitë e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qarqe;
6. Të krijojë kushte për garantimin e ushtrimit të së drejtës së votës dhe mundësive për funksionimin e plotë të organeve të zgjedhura vendore dhe qendrore, kontrollin e funksioneve të deleguar të pushtetit vendor, si dhe koordinimin e njësive të pushtetit vendor.
7. Të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë, personat pa shtetësi dhe shtetasit të huaj me qëndrim të përhershëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me një dokument identifikues unik, me pasaportë, si dhe të përcaktojë kuptimin, mënyrën e formimit e të sferës së përdorimit të numrit personal;
8. Të hartojë politikat dhe planet strategjike përmes bashkërendimit, koordinimit dhe monitorimit të raportimeve në lidhje me dokumentet strategjike, duke përfshirë raportimet e BE-së, marrëveshjet ndërkombëtare, projektet si dhe hartimin dhe monitorimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë. / N.F
Të fundit
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31

