Flash News

E SHPJEGUAR

Rama e shkarkoi, por 'hija' e saj mbeti. Dy njerëzit e "Belës' në kabinetin e ri të qeverisë

Rama e shkarkoi, por 'hija' e saj mbeti. Dy njerëzit e

Mbrëmja e djeshme solli 'furtunë' në kabinetin qeveritar.

Kryemistri Edi Rama shkarkoi Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. 

Por shkarkimi i Ballukut në vetvete ka ngritur disa pikëpyetje pasi ka elementë që tregojnë se largimi i saj nuk duket aq real sa duket. 

Kjo për faktin se për të zëvendësuar dy postet e saj të rëndësishme, Rama zgjodhi të emërojë jo pa qëllim dy figura jo politike, por personazhe të ardhur nga administrata dhe vartës të vetë Ballukut.

Kjo e fundit, para largimit siç duket ka zgjedhur të largohet formalisht, por hija e saj të vijojë të mbetet në qeverinë Rama. 

Ermal Nufi

Rama e shkarkoi, por 'hija' e saj mbeti. Dy njerëzit e

Konkretisht, për postin e Ministrit të Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi.

Ky i fundit, deri dje mbante pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Nga viti 2021, Nufi ka mbajtur mban pozicionin e Këshilltarit Ligjor të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar Kryetar i Bordit Menaxhues te Autoriteti Rrugore Shqiptare, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryesoi Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.

Enea Karakaçi

Rama e shkarkoi, por 'hija' e saj mbeti. Dy njerëzit e

Enea Karakaçi është emri i ri në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një figurë që deri pak kohë më parë vepronte larg vëmendjes publike, por me një rol kyç në sektorin energjetik.

Karakaçi u rrit profesionalisht brenda strukturave të energjisë, duke u konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Belinda Balluku. Ai u vendos në drejtimin e OSHEE, institucion që menaxhon shpërndarjen e energjisë elektrike dhe investime me vlera të konsiderueshme financiare.S.Gj

 

Të fundit