Flash News

E SHPJEGUAR

SHBA paralajmëroi drejtimin e ri të SPAK? Fotot dhe vizitat që “ndërtuan” Brahon si pasardhës

SHBA paralajmëroi drejtimin e ri të SPAK? Fotot dhe vizitat që

Zgjedhja e Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë duket se nuk erdhi krejt papritur.

Për shumë javë, sinjalet publike sidomos ato nga diplomacia amerikane, duket se kishin krijuar një lloj parathënieje të qartë se kush do të merrte drejtimin e strukturës më të rëndësishme antikorrupsion në vend. Takime të koordinuara, publikime të posaçme nga Ambasada e SHBA-së dhe vizita të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, krijuan një panoramë që sot, pas votimit, lexohet krejt ndryshe.

Fakti që emri i Brahos qarkullonte si favorit u përforcua edhe nga një sërë postimesh zyrtare nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit kërkuan posaçërisht të publikohej foto me të.

I marrim me rradhë: 

Marc Fleming, Drejtor për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar. Në postimin e 17 nëntorit, Ambasada publikoi takimet e tij me drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfshirë vizitën në zyrën e Klodian Brahos në SPAK.

Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor në Departamentin e Shtetit, një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, më 10 dhjetor, vizitoi SPAK-un dhe vlerësoi punën e Altin Dumanit duke nënvizuar se standardi i bashkëpunimit me SHBA-në pritet të vazhdojë me pasardhësin e tij. Një detaj që sot tingëllon mjaft domethënës.

Nancy Van Horn, e Ngarkuara me Punë e SHBA më 18 shtator zhvilloi një takim të rëndësishëm me Altin Dumanin, duke theksuar bashkëpunimin në hetimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Ky takim po ashtu shihej si një lloj orientimi për vazhdimësinë në SPAK, sic duket edhe nga fotot e publikuara. 

Këto postime të shpërndara me kujdes në kohë, të artikuluara qartë sot lexohen si një lloj “paralajmerimi” i heshtur  për drejtimin që duhet të merrte institucioni.

Pra, fakti që zyrtarë të rangut të lartë të Departamentit të Shtetit kërkuan foto dhe publikime me Klodian Brahon ka krijuar bindjen e një mbështetjeje të qartë ndërkombëtare.

SHBA rrallë publikojnë foto të veçanta me prokurorë të rangut më të ulët, por në këtë rast ambasada me sa duket ka dhënë sinjale të qarta për drejtimin e ri... Klodian Braho./ S.Gj

 

Të fundit