Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Vetëvendosja i kujton Ramës helikopterin: Kush loboi për Specialen?

Protesta në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së e cila do të mbahet të premten në Tiranë, ka shkaktuar një përplasje virtuale mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama.
Vetëvendosja, në një reagim në profilin e saj zyrtar, e akuzoi Ramën si lobues i Gjykatës Speciale që së pari, duhet të tregojë pendesë, dhe më pas të protestojë për UÇK-në.
“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkroi Vetëvendosja në reagim.
Deklaratës së Vetëvendosjes i pasoi një reagim i frustruar i Ramës i cili sulmoi VV-në me argumentin se ai kishte protestuar më shumë për ish-presidentin Thaçi.
“Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim... më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit...”, shkroi Rama në reagimin e tij.
Vizita me helikopter që përmend VV
Në vitin 2015, mediat raportuan për një udhëtim me helikopter të kryeministrit drejt Prishtinës, të cilën e përmendi edhe Vetëvendosja në reagimin e bërë sot. I shoqëruar asokohe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe nga drejtori i Zyrës për Komunikim, Endri Fuga, Rama mbërriti në Prishtinë në një vizitë që e raportoi si “koordinim i dy qeverive për Samitin e Vjenës”.
Por mediat, raportuan se kryeministrat dhe ministrat e pranishëm në takim, diskutuan për nevojën e formimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i thanë Ramës se janë në koordinim e sipër me të gjithë faktorët relevantë dhe se Gjykata do të miratohet së shpejti në Kuvend.
Deklaratat e Ramës për Gjykatën Speciale
Më 5 Nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës përpara se të nisej për në Hagë. Po atë ditë, ai u transferua në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC) në Hagë. Së bashku me të u arrestuan edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Akti i akuzës ndaj tyre ishte konfirmuar pak javë më parë dhe i ngarkonte me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të supozuara gjatë luftës së Kosovës (1998–1999). Asokohe, pas aktakuzave të Hagës tha se akuzat nuk ndikojnë vetëm tek individët, por “hedhin baltë jo vetëm mbi Thaçin/Veselin, por mbi Kosovën dhe shqiptarizimin”.
Vite më vonë, Rama dënoi ndalimin që Haga i bëri Thaçit për të marrë pjesë në funeralin e të atit, duke e përshkruar këtë vendim si një akt të ulët dhe një tjetër provë të padrejtësisë që po bënte gjykata.
“Ky është një pengesë e re nga një gjykatë që ka humbur çdo besueshmëri, një institucion që është njëkohësisht i turpshëm dhe i paturp! E ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë pa vlerë dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një bumerang të dhunshëm!” , shkroi Rama në X.
I njohur gjërësisht si një diplomat që e prezanton veten ‘lider Ballkani’, Rama pasoi me një seri reagimesh ndaj Thaçit që e ka quajtur edhe më parë “vëlla”.
Në një intervistë televizive të këtij viti, Rama akuzoi qeverinë e Kosovës se nuk ka vullnet për të dalë me një rezolutë ndaj Gjykatës Speciale.“Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, deklaronte Rama.
Por, kryeministri harronte se vetë qeveria e tij ka rrëzuar disa herë rezolutën e propozuar nga opozita për të dënuar gjenocidin serb.
Protesta në Tiranë ndez debatet
Të premten në Sheshin "Skënderbej" do të mbahet një protestë në mbështetje të liderëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Kjo protestës nxiti reagimet mes VV-së dhe Ramës. Ky i fundit madje ka deklaruar se nuk është organizatori i protestët, edhe pse e mbështet atë.

Protesta është mbështetur edhe nga Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili në llogarinë e tij në Instagram bëri thirrje për bashkim.
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më 17 tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama.
Tre pyetje nga Vetëvendosja për Ramën
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në “Facebook” ka replikuar me kryeministrit Rama. LVV ka ngritur disa pyetje për Ramën ndër të cilat, nëse ai ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale.
1. Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyrë ai themelimin e Gjykatës Speciale?
2. Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?
3. Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë?
Përplasja Rama-Kurti
Dyshja pësuan një krisje që erdhi fill pasi Rama prezantoi krah Aleksandër Vuçiçi, nismën e “Ballkanit të Hapur”. Kurti u pozicionua kundër nismës, gjë të cilën Rama e nënvlerësoi dhe filste vazhdimisht për bashkëpunim të suksesshëm mes tre vendeve anëtare (Shqipëri, Serbi dhe RMV).
Nisma e krijuar në Novi Sad e cila solli përçarjen e tyre, pasoi një seri reagimesh direkte dhe indirekte mes tyre, deklarata që haptazi tregonin ftohjen mes dy liderëve shqiptarë.
“Lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”, kemi qasje dhe qëndrime të ndryshme, por duhet të kuptoni gjithashtu se mund të mos mendojmë gjithmonë njësoj për shumë gjëra, por kjo nuk do të na pengojë të bashkojmë përpjekjet për të bërë gjënë e duhur për të ardhmen e të dy vendeve”, tha Rama asokohe në në konferencë me Kurtin.
Kurti e kundërshtoi ashpër nismën “Ballkani i Hapur”, të promovuar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev.
“Nuk mund të jemi pjesë e një iniciative që e udhëheq Serbia, një shtet që s’e njeh Kosovën. Edi Rama po i bën jehonë projekteve të Beogradit”, shprehej Kurti.
Në vitin 2021, Rama komentoi deklaratat e Kurtit për “Ballkanin e Hapur”, i cili e quajti këtë iniciativë pa vizion.
"Nuk dua të hyj në një polemikë me Albinin. Albini ka vizionin e tij. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe nuk mund të mos them se qasja aktuale është një qasje e destinuar të dështojë dhe është një qasje që nuk po e çon askund Kosovën, përkundrazi, për disa vite e ka shndërruar Kosovën nga një forcë shumë pozitive dhe një partner shumë i besueshëm dhe shumë i dëshiruar i aleatëve shqiptarë në një problem të tyre. Dhe kjo nuk është një gjë pozitive”, deklaronte Rama.
Kurti ka akuzuar po ashtu Ramën se “po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës” dhe se po mban anë në politikën e brendshme kosovare, kryesisht në favor të Hashim Thaçit.
“Edi Rama po sillet sikur është kryeministër i shqiptarëve, jo i Shqipërisë. Kjo është arrogancë politike që dëmton raportet mes dy vendeve”, ka thënë ai.
Këto deklarata nxitën një marrëdhënie të ftohtë institucionale që solli pezullimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive për tre vite. Komunikimi mes Ramës dhe Kurtit ishte minimal dhe shpesh me tone të ftohta. Vetëm në vitin 2023 u rikthye ideja e një takimi të përbashkët, por jo me të njëjtin intensitet si dikur. Takimi u mbajt në Gjakovë dhe pati theks simbolik, më shumë se praktik./ Kristina Tepexhiku
Të fundit
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31

