Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Mesazhi i MEPJ që trazoi diplomacinë, reagime, përplasje institucionale dhe precedentë të ngjashëm në diplomaci

Një debat i fortë politik është ndezur pas publikimit të një komunikimi të pretenduar të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një grup të brendshëm të institucionit, ku sipas opozitës përdoret gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Çfarë ka ndodhur?
Në një postim në rrjetet sociale, ishte fillimisht deputeti demokrat Belind Këlliçi ai i cili publikoi përmbajtjen e komunikimit duke e cilësuar rasrtin si të papranueshëm për një zyrtar të këtij niveli.
Ai theksote se mënyra e të shprehurit, edhe në komunikime të brendshme, është tregues i qëndrimit real ndaj bashkëkombasve dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.
"Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.
Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.
Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në whatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.
Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme", shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i Ministrisë: Komunikime të fabrikuara
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme doli me një deklaratë zyrtare fill pas publikimit të mesazhit, duke i hedhur poshtë akuzat. Sipas zëdhënësit të institucionit, materialet e publikuara janë të pavërteta dhe nuk kanë lidhje me realitetin.
Në reagim theksohet se komunikimet e shpërndara në rrjetet sociale janë “të fabrikuara” dhe po përdoren për qëllime politike, ndërsa ministria shprehu keqardhje për amplifikimin e tyre në diskursin publik.
Po ashtu, u nënvizua se nuk është hera e parë që hidhen akuza të tilla ndaj shërbimit të jashtëm dhe se institucioni vijon punën i fokusuar në detyrat e tij, pa u ndikuar nga, siç u cilësuan, “zhurma të qëllimshme”.
Përshkallëzim i akuzave nga opozita
Reagimi i ministrisë nuk e ka mbyllur debatin. Deputeti Këlliçi reagoi sërish, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij dhe duke akuzuar ministrin se ka tentuar të fshehë gjurmët duke fshirë mesazhin.

Sipas tij, incidenti nuk mund të kalojë pa pasoja dhe përbën një shkelje të rëndë të etikës. Ai pretendoi gjithashtu se brenda institucionit ka pasur reagime nga vetë punonjësit, të cilët janë surprizuar nga gjuha e përdorur.
Këlliçi i bëri thirrje ministrit të japë dorëheqjen, duke e konsideruar këtë si të vetmen mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e institucionit dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të imazhit të diplomacisë shqiptare.
Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi me tone të forta, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për një ministër të Jashtëm.
Sipas Bardhit, fshirja e mesazhit pas publikimit përforcon dyshimet mbi autenticitetin e tij dhe tregon një model sjelljeje që, sipas tij, karakterizon qeverinë: fillimisht përçmim, më pas viktimizim dhe në fund mohim.

Ai theksoi se një gjuhë e tillë nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë dhe kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit, duke i bërë thirrje kryeministrit të marrë përgjegjësi politike për situatën.
Reagim nga Shkupi: kërkohet sqarim dhe falje urgjente
Debati ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, reagoi publikisht duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe skandaloze për një përfaqësues shteti.
Ai kërkoi reagim dhe sqarim urgjent nga autoritetet shqiptare, si dhe një kërkim faljeje ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Durmishi theksoi se një retorikë e tillë bie ndesh me detyrimet kushtetuese të një ministri dhe cenon dinjitetin e bashkëkombasve jashtë vendit.
"Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra.
Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti. I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.
Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut", shkruan ministri Durmishi.
Reagime në media dhe opinion publik
Edhe në media dhe rrjete sociale ka pasur reagime të shumta. Gazetari Naser Selmani ka komentuar se deklarata, nëse është e vërtetë, ngre shqetësime serioze për mënyrën se si perceptohen shqiptarët në rajon dhe për nivelin e përfaqësimit politik.
Konteksti ligjor, çfarë parashikohet në raste të tilla?
Në Shqipëri, Kodi i Etikës për Shërbimin e Jashtëm dhe legjislacioni për administratën publike kërkojnë që zyrtarët të ruajnë në çdo kohë integritetin, dinjitetin dhe paanshmërinë, si në komunikimet publike ashtu edhe në ato të brendshme. Gjuha fyese apo diskriminuese mund të konsiderohet shkelje disiplinore.
Gjithashtu, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 8) parashikon detyrimin e shtetit për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, çka e bën edhe më të ndjeshme çdo deklaratë që mund të interpretohet si denigruese ndaj tyre.
Në aspektin penal, nëse provohet se një komunikim i tillë përbën fyerje publike apo nxitje për diskriminim, mund të ketë pasoja ligjore sipas dispozitave përkatëse, megjithëse kjo varet nga rrethanat dhe natyra e komunikimit (publik apo privat).
Nga ana tjetër, në praktikën ndërkombëtare diplomatike, raste të tilla zakonisht trajtohen si çështje përgjegjësie politike, ku standardi më i zakonshëm është dorëheqja ose shkarkimi, nëse cenohen rëndë normat e etikës dhe besimit publik.
Raste të ngjashme, precedentë në diplomaci
Raste të ngjashme nuk mungojnë në diplomacinë ndërkombëtare:
Në vitin 2019, ambasadori britanik në SHBA dha dorëheqjen pasi kabllograme diplomatike të rrjedhura përmbanin komente kritike për administratën amerikane.
Në disa vende europiane, ministra apo diplomatë janë detyruar të largohen pas deklaratave fyese apo të papërshtatshme në komunikime private që u bënë publike.
Edhe në rajon, skandale me përgjime apo mesazhe të brendshme kanë çuar në tensione politike dhe kërkesa për përgjegjësi.
Këto raste tregojnë se edhe komunikimet jo publike mund të kenë pasoja të mëdha nëse cenojnë etikën dhe besimin institucional.
Një krizë besimi dhe standardesh
Debati për mesazhin e pretenduar të ministrit Hoxha nuk është vetëm një përplasje politike, por edhe një test për standardet e përgjegjësisë në diplomaci.
Ndërsa opozita kërkon dorëheqje dhe hetim, qeveria mohon çdo akuzë. Në mungesë të një verifikimi të pavarur, çështja mbetet e hapur, por me pasoja të dukshme në klimën politike dhe në raportet me shqiptarët jashtë kufijve./Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31