Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri, emërohen dy zv.ministre në ministrinë e Financave

 Ndryshime në qeveri, emërohen dy zv.ministre në ministrinë e

Qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e  Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, bëhet fjalë për Erjona Bejlerin dhe Adela Xhemalin.

Kujtojmë se në ministrinë e Financave aktualisht mban detyën e zëvendësministrit dhe Florian Semani.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit