E-TJERA

Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!

Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se prej disa ditësh është objekt i një fushate sulmesh nga profile të rreme dhe patronazhistë, të cilët, sipas saj, i kërkojnë të heqë dorë nga mandati.

Koçeku deklaron se sulmet lidhen me vendimin e saj për t’u shkëputur nga radhët e Partisë Socialiste dhe me mbështetjen që i ka dhënë protestës së opozitës.

Ajo akuzon funksionarë të shtetit për organizimin e këtyre fushatave denigruese në rrjetet sociale.

“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.

Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.

Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.

Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë.

E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false.

Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online”, shkruan Marjana Koçeku.

Të fundit