Flash News

SPORT

Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi historike

Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi

Sulmuesi brazilian Neymar ka zhvilluar ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Brazilit, duke mbyllur një karrierë të gjatë me fanellën e “Seleção”-s.

Në takimin e fundit, ku Brazili u përball me Norvegjinë, Neymar shënoi me penallti në fund të ndeshjes, gol që pritet të mbetet i fundit i tij me kombëtaren.

Në total, ai mbyll karrierën ndërkombëtare me 130 ndeshje, 80 gola të shënuar dhe 59 asistime, duke u renditur mes figurave më vendimtare të historisë së Brazilit.

Edhe pse nuk arriti të fitojë trofeun më të madh me kombëtaren, ai do të kujtohet si një nga yjet kryesorë të brezit të tij, me suksese të rëndësishme si triumfi në Kupën e Konfederatave 2013 dhe medalja e artë olimpike në Rio 2016.

Pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se rrugëtimi i tij me kombëtaren nisi dhe përfundoi në të njëjtin vend, duke lënë të kuptohet se kjo ishte edhe mbyllja simbolike e një epoke.

Të fundit