Flash News

E-TJERA

Sherri në Korçë përfundon me goditje me sëpatë, një i plagosur në spital

Sherri në Korçë përfundon me goditje me sëpatë,

Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, pasi u godit me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, dy personat ishin përfshirë fillimisht në një debat verbal një natë më parë, ndërsa përplasja është rikthyer edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë konfliktit të dytë, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur kundërshtarin, duke i shkaktuar dëmtime në zonën e shpatullës.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Të fundit