Flash News

E-TJERA

Goditet tentativë për trafik d*oge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis të fshehura në dy valixhe

Goditet tentativë për trafik d*oge në Rinas, sekuestrohen 46 kg

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në Aeroportin e Rinasit gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet doganore dhe Policia e Shtetit.

Operacioni u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, ku gjatë skanimit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u konstatuan dy valixhe që paraqitën dyshime për përmbajtje të paligjshme.

Pas kontrollit fizik të bagazheve, të kryer në prani të poseduesve të tyre, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të paketuar në 89 pako.

Dy personat e lidhur me bagazhet, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, iu dorëzuan Policisë së Shtetit, e cila ka marrë në vijim hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar lidhjet e mundshme me aktivitetin e trafikimit të drogës.

Sipas Administratës Doganore, zbulimi u bë në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese. Institucioni thekson se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë të intensifikohen me synim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe goditjen e veprimtarive të tjera kriminale.

Të fundit